George Clooney mbështet Kamala Harris: Do të bëjmë gjithçka që të fitojë

George Clooney gjithashtu mbështet Kamala Harris për udhëheqjen e Partisë Demokratike dhe betejën kundër Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Ne jemi të emocionuar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Kamala Harris në fushatën e saj historike”, tha aktori dhe mbështetësi i vendosur demokrat. Ai, në të njëjtën kohë, vlerësoi [...]Read More...

George Clooney mbështet Kamala Harris: Do të bëjmë gjithçka që të fitojë

George Clooney gjithashtu mbështet Kamala Harris për udhëheqjen e Partisë Demokratike dhe betejën kundër Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Ne jemi të emocionuar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Kamala Harris në fushatën e saj historike”, tha aktori dhe mbështetësi i vendosur demokrat.

Ai, në të njëjtën kohë, vlerësoi Joe Biden për vendimin e tij për t’u tërhequr, duke vënë në dukje se demonstroi një frymë thelbësore lidershipi.

Në fillim të këtij muaji, Clooney i bëri thirrje Biden të tërhiqej nga gara duke shkruar se e vetmja garë që ky i fundit nuk mund të fitojë është kundër kohës.

Aktori tha se Biden që kishte takuar pak kohë më parë nuk ishte i njëjtë si në vitin 2010 apo 2020.

“Ai ishte njeriu që pamë në debat”, tha ai, duke iu referuar paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë kundër Trump.

abcnews.al