Gërvalla për Bërnjakun: E mbyllur derisa të largohen të maskuarit e të kthehet lëvizja e lirë

Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitarë në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë. Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook thotë se brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim […]

Gërvalla për Bërnjakun: E mbyllur derisa të largohen të maskuarit e të kthehet lëvizja e lirë
gervalla-per-bernjakun:-e-mbyllur-derisa-te-largohen-te-maskuarit-e-te-kthehet-levizja-e-lire

gervalla-per-bernjakun:-e-mbyllur-derisa-te-largohen-te-maskuarit-e-te-kthehet-levizja-e-lire

Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitarë në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook thotë se brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”, shkroi ajo në Facebook.