Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-SHBA në nivelin jo të duhur

Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në nivel jo të duhur duke pasur parasysh faktin se SHBA-ja ka rolin kryesor në shtet formimin dhe lirinë në Republikën e Kosovës. “Besoj se ekziston një bazë për […]

Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-SHBA në nivelin jo të duhur
gerxhaliu:-bashkepunimi-ekonomik-kosove-shba-ne-nivelin-jo-te-duhur

gerxhaliu:-bashkepunimi-ekonomik-kosove-shba-ne-nivelin-jo-te-duhur


Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në nivel jo të duhur duke pasur parasysh faktin se SHBA-ja ka rolin kryesor në shtet formimin dhe lirinë në Republikën e Kosovës.

“Besoj se ekziston një bazë për një avancim të bashkëpunimit ekonomik qoftë në aspektin tregtar, qoftë në aspektin e transferit të teknologjisë… etj. Sot SHBA-ja ka një rol dominant si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe po besoj se raportet e krijuara në mes të Kosovës dhe SHBA duhet të jenë në funksion të avancimit sa më të madh të raporteve ekonomike. Raportet e krijuara ne mes të SHBA-ve dhe Kosovës është mëkat që te njëjtat mos të shfrytëzohen për një bashkëpunim më të madh ekonomik. Pra, në qoftë analizohet shkëmbimi tregtar dhe investimet e huaja ne kemi shumë pakë arsye për të qenë të kënaqur, por kemi shumë arsye për të qenë të brengosur, sepse çdo gjë që lidhet në partneritetin Kosovë-SHBA ka të bëjë më politikë, siguri, diplomaci dhe shumë pakë me ekonomi”, thotë ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës për Front Online.

Gërxhaliu më tutje thotë se nëse i shikojmë investimet amerikane në rajon janë vërtet fascinuese qoftë në Serbi, qoftë në Shqipëri, por edhe një Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, por edhe vende tjera.

Sipas tij, është momenti i fundit kur raportet e mira Kosovë-SHBA duhet të gjenerojne efekte multidimensionale, të jenë të rëndësishme në aspektin gjeostrategjik, të jenë zhvillimor në aspektin ekonomik.

“Pra, të qenurit mik me SHBA është një avantazh që duhet të materializohet. Përfundimisht nuk duhet të jemi të kënaqur me eksportet dhe importet aktuale sepse potenciali është shumë i madh” ka thënë Gërxhaliu. /FrontOnline/