Gjendet i pajetë një adoleshent në bagazhin e një makine të djegur në Marsejë

Trupi i një adoleshenti 17-vjeçar është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkurë në bagazhin e një automjeti të djegur në Marsejë, njoftoi prokuroria. Zjarrfikësit u thirrën për të ndërhyrë në një makinë të djegur në lagjen e 3-të të qytetit, në një zonë shumë të njohur mes lagjeve Saint Moron dhe Belle de Me, pak [...]Read More...

Gjendet i pajetë një adoleshent në bagazhin e një makine të djegur në Marsejë

Trupi i një adoleshenti 17-vjeçar është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkurë në bagazhin e një automjeti të djegur në Marsejë, njoftoi prokuroria.

Zjarrfikësit u thirrën për të ndërhyrë në një makinë të djegur në lagjen e 3-të të qytetit, në një zonë shumë të njohur mes lagjeve Saint Moron dhe Belle de Me, pak para orës 04:00 të mëngjesit dhe pas shuarjes së zjarrit, zbuluan një trup të pajetë në bagazhin e mjetit, raporton France 24.

Viktima është një adoleshent 17-vjeçar, “nga zona e Tuluzës” i njohur për trafik droge. Ai kishte një plagë me armë zjarri në kokë, ishte lidhur në gjunjë dhe kyçe, dhe fytyra e tij ishte e mbuluar me një qese plehrash, tha zyra e prokurorit në Marsejë. Departamenti i Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS) ka nisur hetimet për vrasjen nga një bandë e organizuar.

Është i mituri i dytë e vrarë këtë vit mes një lufte bandash për kontrollin e tregut fitimprurës të drogës në qytetin e dytë më të madh të Francës. Në fillim të majit, një tjetër adoleshent 17-vjeçar u qëllua për vdekje në një zonë banimi në lagjen e 13-të pranë La Rose, një nga lagjet e varfra në veri të Marsejës./abcnews.al