Gjermani: Dyshohet se dikush u përpoq ta kontaminonte ujin në kazermë

Hetuesit gjermanë kanë ngritur dyshime për hyrje të paautorizuar dhe ndërhyrje të mundshme në gypin e furnizimit me ujë në një kazermë të madhe të Forcave Ajrore në perëndim të Gjermanisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Collatz, ka thënë se ka dyshime për përpjekje ose faktikisht hyrje ilegale, si dhe sabotim, në kazermën Wahn […] The post Gjermani: Dyshohet se dikush u përpoq ta kontaminonte ujin në kazermë appeared first on Albinfo.

Gjermani: Dyshohet se dikush u përpoq ta kontaminonte ujin në kazermë

Hetuesit gjermanë kanë ngritur dyshime për hyrje të paautorizuar dhe ndërhyrje të mundshme në gypin e furnizimit me ujë në një kazermë të madhe të Forcave Ajrore në perëndim të Gjermanisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Collatz, ka thënë se ka dyshime për përpjekje ose faktikisht hyrje ilegale, si dhe sabotim, në kazermën Wahn jashtë Këlnit, raporton AP.

Një vrimë është gjetur gjatë natës te gardhi i objektit në një zonë pranë gypit dhe zyrtarët nuk mund ta përjashtojnë kontaminimin, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Ulrich Fonrobert. Kazerma u mbyll për disa orë në rast se personi apo personat që e kishin bërë atë gjendeshin ende brenda, por askush nuk u gjet dhe portat u rihapën.

Duke folur jashtë kazermës, Fonrobert ka thënë se është ngrehur alarmi nga një raport për “vlera anormale të ujit”.

The post Gjermani: Dyshohet se dikush u përpoq ta kontaminonte ujin në kazermë appeared first on Albinfo.