Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Gjermania dhe Italia kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch Ndonëse të dyja kanë shprehur qëndrimin se vendimi për këtë u takon vendeve të BE-së. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se vendet e BE-së duhet të binden se është krijuar klima për heqjen e këtyre masave. […] The post Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Gjermania dhe Italia kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch

Ndonëse të dyja kanë shprehur qëndrimin se vendimi për këtë u takon vendeve të BE-së.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se vendet e BE-së duhet të binden se është krijuar klima për heqjen e këtyre masave.

“Siç ka thënë vazhdimisht ambasadori gjerman në Kosovë, Gjermania mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendimi tani u takon vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar klima e nevojshme e favorshme për të arritur konsensusin e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane.

Edhe Ambasada e Italisë në një përgjigje për Telegrafin ka deklaruar se Italia mbështet heqjen e masave, duke theksuar se kjo duhet të bëhet gradualisht në përputhje me konkluzionet e miratuara në dhjetor në Bruksel.

“Italia mbështet heqjen e masave të miratuara nga BE-ja për Kosovën, dhe në përputhje me konkluzionet e miratuara nga Këshilli në Bruksel në dhjetor, beson se kjo duhet të bëhet gradualisht”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës italiane.

Ndryshe, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

Aktualisht ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, një ditë më parë i tha Telegrafit se po vazhdojnë diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

“Përfaqësuesi i Lartë rekomandoi heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”, ka deklaruar Stano. Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

 

 

The post Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.