Gjermania paralajmëron Kosovën për përjashtim nga nismat rajonale

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit ndaj Kosovës “ekziston kërcënimi”, siç ka thënë presidentja Vjosa Osmani, për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale në kuadër të këtij procesi, njoftojnë mediat e Kosovës, përcjell albinfo.ch. Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe të dërguarit të këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini, tashmë […] The post Gjermania paralajmëron Kosovën për përjashtim nga nismat rajonale appeared first on Albinfo.

Gjermania paralajmëron Kosovën për përjashtim nga nismat rajonale

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit ndaj Kosovës “ekziston kërcënimi”, siç ka thënë presidentja Vjosa Osmani, për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale në kuadër të këtij procesi, njoftojnë mediat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe të dërguarit të këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini, tashmë edhe ministrja gjermane, Anna Luhrmann, i ka riktheksuar thirrjet e shtetit të saj për zhbllokimin e CEFTA-s nga Kosova.

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, këto ditë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku mes tjerash, ka thënë se ia ka bërë të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s.

Ndërkohë, ditë më parë, emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka thënë se do të jetë e vështirë për Kosovën që t’i bashkohet Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian dhe ka përmendur mundësinë e përjashtimit nga nismat rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit. 

 

The post Gjermania paralajmëron Kosovën për përjashtim nga nismat rajonale appeared first on Albinfo.