“Goditje për Kosovën”: Hoti me kritika për BE-në dhe qeverinë pas liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale serbe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës pas vendimit të sotëm për heqjen e regjimit të vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovls që lëshohen nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese në Mainistrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë. “Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime […]

“Goditje për Kosovën”: Hoti me kritika për BE-në dhe qeverinë pas liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale serbe
“goditje-per-kosoven”:-hoti-me-kritika-per-be-ne-dhe-qeverine-pas-liberalizimit-te-vizave-per-pasaportat-ilegale-serbe

“goditje-per-kosoven”:-hoti-me-kritika-per-be-ne-dhe-qeverine-pas-liberalizimit-te-vizave-per-pasaportat-ilegale-serbe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës pas vendimit të sotëm për heqjen e regjimit të vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovls që lëshohen nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese në Mainistrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën”, ka shkruar Avdullah Hoti.

Ky është shkrimi i plotë:
Vendimi i BE-së për liberalizim të vizave për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku jetojnë, që është ndër qëllimet e dialogut.
Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë:
1. Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?
2. Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?
Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën.