Gollopeni: Shkaktar i rënies së popullsisë, faktori natyrorë dhe migrimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona. Demografi Besim Gollopeni tha në RTK, se këto shifra ishin të pritshme për të […]

Gollopeni: Shkaktar i rënies së popullsisë, faktori natyrorë dhe migrimet
gollopeni:-shkaktar-i-renies-se-popullsise,-faktori-natyrore-dhe-migrimet

gollopeni:-shkaktar-i-renies-se-popullsise,-faktori-natyrore-dhe-migrimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona.

Demografi Besim Gollopeni tha në RTK, se këto shifra ishin të pritshme për të dhe se nuk ishin befasi e as surprizë.

Mirëpo sipas tij këto shifra pasqyrojnë gjendjen faktike në terren në tërë territorin e Kosovës, të cilat Golllopeni tha s janë realizuar përmes teknologjisë së avancuar nga ana e Agjencisë së Staistikave të Kosovës.

Sipas tij, shkak për rënien e popullsisë është faktori natyrorë dhe migrimet ndërkombëtare të popullsisë, që Kosova bën pjesë në një ndër vendet me shkallë të larte të emigracionit.

Ai po ashtu tha se edhe shkalla e shtimit natyror ka pësuar rënie drastike, dhe që sipas tij krahasuar me vitin 2011 ku  kishte shtim natyror deri në 26.000 lindje sot është rreth 12.000, duke theksuar se është zvogëluar më shumë se përgjysmë.

“Në anën tjetër kemi migrimet ndërkombëtare të popullsisë të cilat Kosovën e kanë atakuar tej mase sidomos në këtë dekadën e fundit veçanërisht vitin 2014-2015, por pa përjashtuar edhe vitet e tjera, dhe kjo ka bërë që domosdoshmërisht Kosova të hyjë në një situatë, ku numri i përgjithshëm i popullsisë jo që të shënon rritje apo të stagnoj por madje ka shkuar mbrapa apo ka pasur zvogëlim të numrit të përgjithshëm të popullsisë”, tha ai.

Gollopeni ka shtuar se trendi i zvogëlimit të numrit të popullsisë do të vazhdoj në qoftë se nuk do të ketë politika dhe strategji popullatave të cilat sipas tij sado pak e orientojnë dhe e mbajnë nën kontroll trendin dhe zhvillimin e përgjithshëm demografik.