Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën

Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën nga ora 18:30, në ndeshjen e xhiros së dytë të Bundesligës. Leverkuseni që e fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në edicionin e kaluar, si dhe Superkupën gjermane javë më parë, është në formë të mirë.  Në ndeshjen e parë të kampionatit të […] The post Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën appeared first on Albinfo.

Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën

Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën nga ora 18:30, në ndeshjen e xhiros së dytë të Bundesligës.

Leverkuseni që e fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në edicionin e kaluar, si dhe Superkupën gjermane javë më parë, është në formë të mirë. 

Në ndeshjen e parë të kampionatit të ri fitoi 3:2 në udhëtim te Borussia Moenchengladbachu, kurse Xhaka shënoi supergol. 

Edhe Leipzigu e fitoi ndeshjen e parë 1:0 ndaj Bochumit. 

Bayern Munichu e mbyll xhiron e dytë të elitës gjermane në fundjavë. 

Të dielën nga ora 17:30 në “Allianz Arena” e pret Freiburgun. Florent Muslija paraqitet te Freiburgu që në ndeshjen e parë fitoi 3:1 ndaj Stuttgartit, nënkampionit të edicionit të kaluar.

The post Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën appeared first on Albinfo.