Greqi: Përleshje mes tifozëve pranë stadiumit të Panathinaikos, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar

Pasditen e sotme, një sulm me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mes tifozëve jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka. Sipas raportimeve nga mediat greke, për arsye ende të panjohura, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre, duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar. Si […] The post Greqi: Përleshje mes tifozëve pranë stadiumit të Panathinaikos, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar appeared first on Albinfo.

Greqi: Përleshje mes tifozëve pranë stadiumit të Panathinaikos, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar

Pasditen e sotme, një sulm me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mes tifozëve jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.

Sipas raportimeve nga mediat greke, për arsye ende të panjohura, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre, duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar.

Si pasojë e incidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital, shkruan protothema.gr.

Policia greke ka arrestuar 70 persona në lidhje me rastin. Shumë prej të arrestuarëve kanë qenë të njohur për autoritetet në të kaluarën, për incidente në stadiume dhe shkelje të tjera, teksa raportohet se disa prej këtyre grupeve të organizuara të tifozëve veprojnë si organizata kriminale, transmeton albinfo.ch.

The post Greqi: Përleshje mes tifozëve pranë stadiumit të Panathinaikos, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar appeared first on Albinfo.