Haliti: Njohja e pasaportave serbe, mesazh i BE-së për Asociacionin

Zv.kryetari i parë i Komisionit Parlamentat për Punë të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për Front Online lidhur me vendimin e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët serb, të cilët mbajnë pasaporta ilegale. Haliti thotë se BE-ja po i jep mesazh Kosovës që nuk e mbanë askënd të izoluar. Ai […]

Haliti: Njohja e pasaportave serbe, mesazh i BE-së për Asociacionin
haliti:-njohja-e-pasaportave-serbe,-mesazh-i-be-se-per-asociacionin

haliti:-njohja-e-pasaportave-serbe,-mesazh-i-be-se-per-asociacionin


Zv.kryetari i parë i Komisionit Parlamentat për Punë të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për Front Online lidhur me vendimin e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët serb, të cilët mbajnë pasaporta ilegale.

Haliti thotë se BE-ja po i jep mesazh Kosovës që nuk e mbanë askënd të izoluar.

Ai e ka vlerësuar se ky është një sinjal që të dyja palët t’i normalizojnë marrëdhëniet.

“BE po insiston fillimin e zbatimit të marrëveshjes që nënkupton Asociacionin dhe të tjerat. Është një mesazh që i jepet politikës në Kosovë që BE nuk e mbanë askënd të izoluar. Duke pas reagime të qeverisë ndaj Asociacionit ata kanë marr një vendim për qytetarët që duan të udhëtojnë në Evropën Perëndimore me pasaportat që ua lëshon Serbia. Është mesazh shtesë që duhet me ndërmarrë hapa më të shpejtë të dyja palët për ti normalizuar marrëdhëniet”, thotë Haliti.