Hapet Shkolla Fillore në Rübenach, Koblenz

Është hapur shkolla fillore në Rübenach, Koblenz, e cila ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave 1-4, transmeton albinfo.ch. Kjo shkollë konsiderohet ndër më të mëdhat në qytetin Koblenz. Bleona Laha-Sadrija do të jetë mësuesja e parë shqiptare e angazhuar në këtë shkollë për fëmijët e klasave të ulëta që ofrojnë mësim […] The post Hapet Shkolla Fillore në Rübenach, Koblenz appeared first on Albinfo.

Hapet Shkolla Fillore në Rübenach, Koblenz

Është hapur shkolla fillore në Rübenach, Koblenz, e cila ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave 1-4, transmeton albinfo.ch.

Kjo shkollë konsiderohet ndër më të mëdhat në qytetin Koblenz. Bleona Laha-Sadrija do të jetë mësuesja e parë shqiptare e angazhuar në këtë shkollë për fëmijët e klasave të ulëta që ofrojnë mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Drejtori i shkollës, z. David Janser dhe zv.drejtoresha, znj. Annike Löhndorf, mirëpriten hapjen  e kësaj paraleleje.

Në këtë ngjarje mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili dhuroi librat si dhe i ofroi mbështetje në drejtim te sensibilizimit të prindërve për regjistrim të femijëve nëpër shkolla.

Përkushtimi i lartë nga ana e institucioneve gjermane për hapjen e kësaj shkolle u dëshmua me pjesëmarrjen e Presidentit të ADD për Landin Rheinland Pfalz, z.Thomas Linnertz, si dhe Përgjegjëses për Mësim Plotësues për Landin Rheinland Pfalz, znj. Patricia Schon Ohnesorge.

Hapjen e kësaj shkolle e kanë ndihmuar  po ashtu një grup afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në qytetin Koblenz.

Edhe mediat lokale elektronike dhe të shkruara i kushtuan një vëmendje të veçantë kësaj ngjarjeje.

????Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë. Kostoja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe mbulohet tërësisht nga institucionet gjermane.

Në këtë shkollë do të gjeni atmosferë shumë miqësore.

Adresa e shkollës:

Grundschule Rübenach

Am Mühlenteich 15

56072 Koblenz

 

The post Hapet Shkolla Fillore në Rübenach, Koblenz appeared first on Albinfo.