Hapja e Urës mbi Ibër, ish kryetari i Mitrovicës fton për tubim madhështor

Duke e konsideruar të padrejtë vazhdimin e qëndrimit mbyllur të Urës së Ibrit në Mitrovicë, ish kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri ka njoftuar për një tubim, siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit. Në një reagim, ai kërkon që qytetarët të shprehin […] The post Hapja e Urës mbi Ibër, ish kryetari i Mitrovicës fton për tubim madhështor appeared first on Albinfo.

Hapja e Urës mbi Ibër, ish kryetari i Mitrovicës fton për tubim madhështor

Duke e konsideruar të padrejtë vazhdimin e qëndrimit mbyllur të Urës së Ibrit në Mitrovicë, ish kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri ka njoftuar për një tubim, siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit.

Në një reagim, ai kërkon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre nëse janë pro hapjes së Urës së Ibrit, në mënyrë që të finalizojë organizimin e këtij takimi.

“Të dashur qytetarë, mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Çdoherë bashkërisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës. Shpërndajeni që ta shohin edhe të tjerët”, ka shkruar Bahtiri./Albinfo.ch/

The post Hapja e Urës mbi Ibër, ish kryetari i Mitrovicës fton për tubim madhështor appeared first on Albinfo.