Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri, po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar vota, përmes ndërhyrjeve policore në veri të vendit. Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjell Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj. Ai ka theksuar […]
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar vota, përmes ndërhyrjeve policore në veri të vendit.
Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjell Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj.
“Unë mendoj që janë dy gjëra që kanë me i ndodhë Kosovës; e para jemi duke i dhënë argumente shtesë Serbisë që me kriju opinion ndërkombëtarë për një Asociacion plus ose autonomi plus sepse po i thonë botës që këta vetëm me autoblinda e kallashnikovë se sa mënyrë tjetër të jetës. Dhe e dyta po e izolojmë vetën dhe po e bëjmë partner jo serioz në atë rrugën e famshme euroatlantike. Të dyja këto janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj në emisionin Debat Plus.