Hawaii/ Arrihet marrëveshja prej 4 miliardë dollarësh për të prekurit nga zjarret

Guvernatori i shtetit të Havait ka njoftuar se është arritur një marrëveshje pë të kompensuar të prekurit nga zjarret. Ata do të marrin 4.037 miliardë dollarë për të zgjidhur kërkesat e tyre ligjore. Kjo shumë do të jepet nga shteti i Haëait, një kompani lokale e energjisë dhe institucione dhe biznese të tjera për të [...]Read More...

Hawaii/ Arrihet marrëveshja prej 4 miliardë dollarësh për të prekurit nga zjarret

Guvernatori i shtetit të Havait ka njoftuar se është arritur një marrëveshje pë të kompensuar të prekurit nga zjarret. Ata do të marrin 4.037 miliardë dollarë për të zgjidhur kërkesat e tyre ligjore.

Kjo shumë do të jepet nga shteti i Haëait, një kompani lokale e energjisë dhe institucione dhe biznese të tjera për të kompensuar të prekurit, nga të cilët rreth 2200 kanë ngritur padi, si dhe kompanitë e sigurimeve, të cilat tashmë kanë paguar dëmshpërblim për klientët e tyre.

“Kjo zgjidhje universale prej më shumë se 4 miliardë dollarësh do të ndihmojë njerëzit tanë të rindërtojnë shtëpitë,” tha në një deklaratë guvernatori Josh Green, duke vlerësuar koston totale të fatkeqësisë në 12 miliardë dollarë.

Kjo marrëveshje, e arritur pas katër muaj negociatash, tani duhet të ratifikohet nga një gjyqtar. Zjarret, të cilat shpërthyen më 8 gusht 2023, shkaktuan më shumë se 100 viktima dhe lanë mijëra të pastrehë në ishullin Maui.

Zjarri shkatërroi rreth 8000 hektarë dhe bëri hi qytetin turistik të Lahaina, kryeqyteti historik i mbretërisë së Havait.

Flakët e nxitura nga erërat e forta kanë avancuar me shpejtësi rrufeje duke zënë në befasi shumë banorë. Shumë prej tyre shpëtuan duke ikur në ujërat e oqeanit ku qëndruan për orë të tëra.

/abcnews.al