Haxhiu ankohet ndaj Kushtetueses: Më shumë se një muaj dhe s’kanë publikuar aktgjykimin për Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një reagimi në Facebook është ankuar ndaj Gjykatës Kushtetuese që sipas saj ende s’ka publikuar aktgjykimin e plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Haxhiu ka thënë se po bëhen 518 ditë që kur Kushtetuesja e ka në trajtim këtë reformë, dhe […]

Haxhiu ankohet ndaj Kushtetueses: Më shumë se një muaj dhe s’kanë publikuar aktgjykimin për Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurinë
haxhiu-ankohet-ndaj-kushtetueses:-me-shume-se-nje-muaj-dhe-s’kane-publikuar-aktgjykimin-per-ligjin-per-byrone-per-konfiskimin-e-pasurine

haxhiu-ankohet-ndaj-kushtetueses:-me-shume-se-nje-muaj-dhe-s’kane-publikuar-aktgjykimin-per-ligjin-per-byrone-per-konfiskimin-e-pasurine

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një reagimi në Facebook është ankuar ndaj Gjykatës Kushtetuese që sipas saj ende s’ka publikuar aktgjykimin e plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se po bëhen 518 ditë që kur Kushtetuesja e ka në trajtim këtë reformë, dhe se sipas saj vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditje për qytetarët.

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme. Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Një pakënaqësi të tillë e pati sot edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati tha se ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën, aktgjykimi i plotë s’është publikuar ende.