Haziri: Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Haziri tha se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar. “Për t’i fshehur temat dhe problemet e nxehta që janë në Kosovë. P.sh efektin e masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, kanë filluar 290 milionë […]

Haziri: Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar
haziri:-qeveria-kurti-po-i-blen-votat-ne-menyre-te-moderuar

haziri:-qeveria-kurti-po-i-blen-votat-ne-menyre-te-moderuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haziri tha se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar.

“Për t’i fshehur temat dhe problemet e nxehta që janë në Kosovë. P.sh efektin e masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, kanë filluar 290 milionë kanë shkuar në 420 milionë. 260 milionë tenderë sekrete, që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie, është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha ai në Klan Kosova.

“Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër për të organizuar tendere sekrete”, theksoi numri dy i LDK-së.

Ai foli edhe rreth takimit të nesërm që e ka thirrur presidentja Vjosa Osmani, me partitë politike.

Ish-kryetari i Gjilanit tha se subjekti politik që ai përfaqëson do të marrë pjesë në këtë takim dhe është gati për zgjedhje.