Haziri takohet me dhëndrrin e ardhshëm, ka një mesazh për Mozzikun: Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni

Këngëtari Gramoz Aliu, i njohur në tregun muzikor me emrin Mozzik para disa javësh e ka bërë publike lidhjen me prezantuesen Lotina Haziri. Mozzik vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale. Ndërsa, kujtojmë që Lotina është vajza e politikanit të njohur, ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ky i fundit dhe…

Haziri takohet me dhëndrrin e ardhshëm, ka një mesazh për Mozzikun: Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni

Këngëtari Gramoz Aliu, i njohur në tregun muzikor me emrin Mozzik para disa javësh e ka bërë publike lidhjen me prezantuesen Lotina Haziri.

Mozzik vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale.

Ndërsa, kujtojmë që Lotina është vajza e politikanit të njohur, ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ky i fundit dhe Mozziku duken të kenë një raport të shkëlqyer nga ajo se çka postohet në rrjetet sociale të dyshes.

“Një pasdite me Lutën“, kështu ka shkruar në postimin e tij në Facebook këngëtari ku është e bashkangjitur një foto ku shihen së bashku.

Mozzik ndërkaq shkruan se Lutfiun e ka njohur personalisht përmes një mesazhi që ju pa përçuar, duke e përcjellur edhe tek audienca atë.

“Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”, përfundoi ai./Lajmi.net