Hoti: Obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës ta ndërpresë degradimin e RTK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me situatën në transmetuesin publik – RTK. Sipas Hotit, zhvillimet në RTK janë shqetësuese dhe se ka tendencë të përdoret mediumi publik kundër gazetarisë kritike. Ai shtoi se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë fuqi dhe vullnet të merren me situatën e krijuar, ndërsa ka […]

Hoti: Obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës ta ndërpresë degradimin e RTK-së
hoti:-obligim-shteteror-i-kuvendit-te-kosoves-ta-nderprese-degradimin-e-rtk-se

hoti:-obligim-shteteror-i-kuvendit-te-kosoves-ta-nderprese-degradimin-e-rtk-se

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me situatën në transmetuesin publik – RTK.

Sipas Hotit, zhvillimet në RTK janë shqetësuese dhe se ka tendencë të përdoret mediumi publik kundër gazetarisë kritike.

Ai shtoi se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë fuqi dhe vullnet të merren me situatën e krijuar, ndërsa ka ftuar Kuvendin e Kosovës të marrë masa për të ndërprerë, siç ka thënë ai, degradimin e mediumit publik.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Republikës së Kosovës RTK janë tepër shqetësuese.

Tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për t’u marrë me situatën e krijuar.

Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik.

Është obligim shtetëror i opozitës në veçanti të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, për të ndërprerë udhëheqjen e mediumit publik nga “komisarët politik të Kurtit” përmes kukullave të tyre të vendosura në Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së.

Komisionet përkatëse parlamentare janë vonuar të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe drejtorin e AKI-së, si hap i parë në veprimet që duhet të ndërmerren.