Hovenier: Mbesim të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se mbeten të bashkuar me aleatët në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës. Këtë Hovenier e tha në eventin e organizuar sot në Prishtinë nga QUINT-i, në nderë të Ditës Kombëtare të Ukrainës. ”Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë […]

Hovenier: Mbesim të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës
hovenier:-mbesim-te-bashkuar-ne-mbeshtetje-te-pavaresise,-sovranitetit-dhe-demokracise-se-ukraines

hovenier:-mbesim-te-bashkuar-ne-mbeshtetje-te-pavaresise,-sovranitetit-dhe-demokracise-se-ukraines

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se mbeten të bashkuar me aleatët në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës.

Këtë Hovenier e tha në eventin e organizuar sot në Prishtinë nga QUINT-i, në nderë të Ditës Kombëtare të Ukrainës.

”Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e popullit të Ukrainës. Dy vjet e gjysmë pas pushtimit të plotë të Rusisë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës. #QëndroniMeUkrainë”.