I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga SHBA-ja për incidentin në aeroportin e Shkupit

I kemi parë raportet he nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga Departamenti Amerikan për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në lidhje me pyetjen, nëse kryeparlamentari Afrim Gashi duhet të jep përgjegjësi për incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Zëri i Amerikës, përcjell […]

I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga SHBA-ja për incidentin në aeroportin e Shkupit
Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Foto nga faqja zyrtare në Facebook

I kemi parë raportet he nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh, deklaruan nga Departamenti Amerikan për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në lidhje me pyetjen, nëse kryeparlamentari Afrim Gashi duhet të jep përgjegjësi për incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Zëri i Amerikës, përcjell Portalb.mk.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se shefi i sigurimit të Gashit, së bashku me dy anëtarë të ekipit, me urdhër të kryeparlamentarit, kanë ardhur në sallonin VIP të aeroportit, duke i kërcënuar autoritetet e sigurisë në aeroport. Ata në këto momente kishin kërkuar nga autoritet e sigurisë në aeroport përgjegjësi në lidhje me pengesat që i kishin shkaktuar duke e kontrolluar presidenten Osmani.

Çfarë mesazhi ka dërguar sjellja e kryeparlamentarit në raport me protokollet politike dhe diplomatike, nga Departamenti i Shtetit u përgjigjën shkurt:

“I kemi parë raportet dhe nuk do t’i komentojmë për hetimin që po ndodh”.

Ndryshe, në lidhje me këtë problem, opozitarja LSDM dhe “E Majta” kane kërkuar përgjegjësi nga Afrim Gashi, duke paraqitur edhe kërkesën për dorëheqjen e Afrim Gashit nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku ishte e përfshirë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte temë edhe e takimit që ndodhi më 5 gusht në Shkup ndërmjet dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Hristijan Mickoskit. Ky incident, ka shkaktuar reagime të shumta të përfaqësuesve të opozitës dhe partive shqiptare që janë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut, që kanë fajësuar njëra-tjetrën.