Ibishi: Pas hapjes së Urës nuk do ketë nevojë të ketë prezencë të forcave të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi nuk pret tensione të reja në veri nëse ndodh të hapët Ura e Ibrit. Ai në një prononcim për Front Online tha se Kosova mund të goditët me sanksione, sipas Stanos, kinse për eskalim të situatës. “Nëse mund të ketë protesta të organizuara unë nuk shoh një rrezik të mundshëm […]

Ibishi: Pas hapjes së Urës nuk do ketë nevojë të ketë prezencë të forcave të sigurisë
ibishi:-pas-hapjes-se-ures-nuk-do-kete-nevoje-te-kete-prezence-te-forcave-te-sigurise

ibishi:-pas-hapjes-se-ures-nuk-do-kete-nevoje-te-kete-prezence-te-forcave-te-sigurise


Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi nuk pret tensione të reja në veri nëse ndodh të hapët Ura e Ibrit.

Ai në një prononcim për Front Online tha se Kosova mund të goditët me sanksione, sipas Stanos, kinse për eskalim të situatës.

“Nëse mund të ketë protesta të organizuara unë nuk shoh një rrezik të mundshëm të eskalimit përveç  paralajmërimeve që sot Stano tha që mund të ketë pasoja me sanksioneve se kinse nuk po kontribuojnë qeveria e Kosovës  në stabilizim të gjendjes apo në një formë po eskalon situata”, u shpreh ai.

Eksperti Ibishi vlerëson se Qeveria duhet t’i njoftojë partnerët strategjikë për hapat tutje.

Ai thotë se pas hapjes së Urës nuk do ketë nevojë të ketë prezencë të forcave të sigurisë.

“Qeveria duhet ti njoftoj të gjithë edhe BE edhe partnerët tonë strategjikë, vendet e QUINT-it edhe drejtorinë e sigurisë. Nuk janë më ato grupet ekstreme që kanë penguar lëvizjen e lirë edhe me kohë mendoj që pasi që të kalon kjo faza preliminare e hapjes së urës nuk do të ketë nevojë më për qëndrim të forcave aty por sikur në vendkalimet apo urat tjera”, theksoi Ibishi.

Për të parandaluar rrjedhën e gjendjes i gjithë rendi i sigurisë duhet të jetë prezent, thekson Ibishi.

“Duhet të hapet, me u heq ajo mungesë e komunikimit sikur që është në pjesë të tjera të Ibrit. Ne kemi kapacitetin e bollshëm për me e mbajtë rendin e sigurinë duke qenë prezent në dy anët e urës po në brendi të dy anëve të Mitrovicës në pjesën urbane po edhe në pjesë qarkulluese të rrugëve me kontrolle policore aty duhet të jenë të gjithë , me qëllim që të parandalojnë ndonjë rrjedhim jo të mirë të gjendjes”, përfundoi Ibishi.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano të enjten ka deklaruar se nëse situata në veri nuk ndryshon, Kosova do të merr masa të reja.

”Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon”.