Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia?

Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka zbuluar se nuk është besimtar. Ibrahimoviq është një nga personalitetet më intriguese në mesin e sportistëve dhe këtë e tregon nga intervista në intervistë. Gjatë turneut amerikan në Milano, ai foli për fenë. Ibrahimoviq ka thënë se nuk beson në Zot që kur i vdiq vëllai nga leukemia. “Unë […]

Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia?

Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka zbuluar se nuk është besimtar.

Ibrahimoviq është një nga personalitetet më intriguese në mesin e sportistëve dhe këtë e tregon nga intervista në intervistë.

Gjatë turneut amerikan në Milano, ai foli për fenë.

Ibrahimoviq ka thënë se nuk beson në Zot që kur i vdiq vëllai nga leukemia.

“Unë nuk jam besimtar, besoj vetëm në respekt. Vetëm unë mund të gjykoj veten. Unë nuk besoj në Zot. Kur vëllai im po vdiste nga leucemia, ku ishte ai? Ti lutesh Atij çdo ditë, e falënderon Atë çdo ditë, por atëherë ku është ai në momente të tilla në botën time, secili është zot i vetvetes”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se vëllai i Zlatan Ibrahimoviqit, Sapko, vdiq në vitin 2014 si pasojë e leukemisë, për të cilën futbollisti foli disa herë publikisht.

Vëllai i Ibrahimoviqit ditët e fundit të jetës i kaloi në një klinikë në Suedi. Më pas, pas eliminimit nga Chelsea në Champions League, Zlatan i kërkoi trajnerit të shkonte në Malmö për të qenë me të. Fakti që ai nuk mund ta ndihmonte ishte i vështirë për të.