Inflamacioni i mëlçisë, Taravari paralajmëron testim falas

Prej sot qytetarët do të kenë mundësinë që testohen pa pagesë dhe në mënyrë anonime nëse eventualisht vuajnë nga inflamacioni i mëlçisë, respektivisht hepatiti B, C dhe HIV. Njësia e The post Inflamacioni i mëlçisë, Taravari paralajmëron testim falas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Inflamacioni i mëlçisë, Taravari paralajmëron testim falas

Prej sot qytetarët do të kenë mundësinë që testohen pa pagesë dhe në mënyrë anonime nëse eventualisht vuajnë nga inflamacioni i mëlçisë, respektivisht hepatiti B, C dhe HIV. Njësia e parë mobile është vendosur në sheshin e kryeqytetit, ndërsa në ditët në vazhdim, pika të tilla do të ketë në 10 qytetet tjera më të mëdha. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se ky skrining pritet të përfshijë dy të tretën e popullsisë në vend.

“Siç e di do të jenë në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Kavadarc, Shtip, Strumicë, Manastir. Të shpresojmë se dy të tretat e popullsisë në Maqedoni, që jetojnë në këto qytete të mëdha, do të kenë mundësi që në mënyrë anonime dhe pa pagesë të testohen nëse eventualisht vuajnë nga hepatitis, B,C dhe HIVI. Poashtu kemi edhe aparat eho, me të cilin mund të bëhet skrining i shpejtë mëlçisë, i qytetarëve të interesuar, që përveç këtyre sëmundjeve mund të zbulohen edhe sëmundje të tjera të mëlçisë”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Akoma nuk është detektuar numri i saktë i të prekurve me këtë sëmundje, por sipas disa të dhënave në rajon, 2 deri në 3,5 përqind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut vuajnë nga hepatiti kronik B dhe C.

“Numri në Maqedoni sillet prej 2 dhe 3,5 përqind, me hepatitis kronik B dhe C, por numri më i madh I asaj popullsie akoma nuk është detektuar. Kemi indikatorë, këto numra janë prej rajonit, kështuqë me rritjen e skriningut që do të zbatohet këtë vit dhe periudhën e ardhshme, me ndihmën e ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, njësoj me BE-në dhe programet që ekzistojnë për të kontribuar në përmirësimin e standardeve më shëndetësi. Do të provojmë të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që qytetarët tanë të detektohen, respektivisht ta realizojnë të drejtën e tyre për testim anonim”, tha Millan Mishkoviç, Qendra Hepar- Manastir.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Në botë, çdo ditë vdesin rreth 3400 njerëz si pasojë e infektimit kronik me hepatit. /Alsat.mk

The post Inflamacioni i mëlçisë, Taravari paralajmëron testim falas appeared first on Flaka, në çdo lajm... .