Ish-ambasadori: Gjermania, mbështetësja kryesore e Kosovës

Ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Skender Xhakaliu, thotë se shteti ku ai shërbeu është mbështetësi kryesor i Kosovës. Ai thotë se kjo qëndron, edhe pas deklaratave të fundit rreth hapjes së Urës së Ibrit. “Natyrisht që Gjermania është pjesë e Bashkimit Evropian dhe luan një rol kyç në vendimmarrje, dhe çdo herë është në koordinim me […] The post Ish-ambasadori: Gjermania, mbështetësja kryesore e Kosovës appeared first on Albinfo.

Ish-ambasadori: Gjermania, mbështetësja kryesore e Kosovës

Ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Skender Xhakaliu, thotë se shteti ku ai shërbeu është mbështetësi kryesor i Kosovës.

Ai thotë se kjo qëndron, edhe pas deklaratave të fundit rreth hapjes së Urës së Ibrit.

“Natyrisht që Gjermania është pjesë e Bashkimit Evropian dhe luan një rol kyç në vendimmarrje, dhe çdo herë është në koordinim me 27 shtetet e BE-së. Ekziston edhe forumi i QUINT-it, që dalin me deklarata të përbashkëta, të qarta, prandaj pavarësisht këtyre deklaratave apo interpretimeve të ndryshme, Gjermania është mbështetës kryesor i Kosovës dhe shtetformimit të Kosovës”, u shpreh Xhakaliu.

Ish-ambasadori, mes tjerash, në “Edicionin Special”, shprehu dëshirën që hapja apo moshapja e Urës së Ibrit të bëhet në koordinim.

“Te proceset të ndryshme, të vendimmarrjes mund të ketë edhe reagime të ndryshme të Bashkimit Evropian, dihet që ky proces i hapjes apo moshapjes së urës është një proces që neve na përcjell nga viti 99, është një proces mjaft i ndërlikuar, shpresoj që këto procese të jenë të koordinuara”.

 

The post Ish-ambasadori: Gjermania, mbështetësja kryesore e Kosovës appeared first on Albinfo.