Ish e burgosura politike rrëfen për demonstratat e 1981: Me 1 prill ka qenë një datë masive, me 2 e përgj*akshme

Ish e burgosura politike, Naime Maqastena në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për fillimin e rrugëtimit të saj, i cili e dërgoi edhe prapa grilave të pushtetit të atëhershëm jugosllav. Maçastena ka thënë se si 14 vjeçare  në vitin 1981 ka marrë pjesë në demonstratat që po zhvilloheshin asokohe. “Në vitin 1981, isha […]

Ish e burgosura politike rrëfen për demonstratat e 1981: Me 1 prill ka qenë një datë masive, me 2 e përgj*akshme
ish-e-burgosura-politike-rrefen-per-demonstratat-e-1981:-me-1-prill-ka-qene-nje-date-masive,-me-2-e-pergj*akshme

ish-e-burgosura-politike-rrefen-per-demonstratat-e-1981:-me-1-prill-ka-qene-nje-date-masive,-me-2-e-pergj*akshme

Ish e burgosura politike, Naime Maqastena në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për fillimin e rrugëtimit të saj, i cili e dërgoi edhe prapa grilave të pushtetit të atëhershëm jugosllav.

Maçastena ka thënë se si 14 vjeçare  në vitin 1981 ka marrë pjesë në demonstratat që po zhvilloheshin asokohe.

“Në vitin 1981, isha në moshën 14 vjeç dhe ndodhën ngjarjet e aso kohe. Jo vetëm unë por gjenerata e shkollës “Meto Bajraktari”, klasa e 7, ishim shumë të indinjuar me ato demostrata. Kemi dale pothuajse e gjithë klasa, organizim spontan. Nuk ka qenë diçka që e kemi ditur dhe shumica prej tyre ka qenë prej familjeve që janë prekur nga regjimi dhe se diçka e keqe ka ndodhur me familjar të tyre”, tha Maçastena.

“Ftesa erdhi nga nxënësit e shkollës “Emin Duraki”, me flamur kuq e zinj, në mënyrë të organizuar erdhën. Mbyllën gjitha dyert e shkollës dhe u dhanë urdhër që mos me dale por disa nxënës, shumica po kemi gjet rrugëdalje nga pjesa mbrapa e shkollës dhe kemi dal në qytet”, vijoi ajo.

Maçastena shtoi se fillimisht ajo kishte dalur në demonstrata si vëzhguese tereni, por pastaj kur kuptoi se çka po ndodh, ajo ka qenë prezente gjithëherë aty.

“Fillimisht isha si vëzhguese, ndërsa me 1 dhe 2 kemi dal pak më të organizuar. Kemi parë krejt se çka është ka ndodh. Me 1 prill ka qenë masive ndërsa 2 prilli shumë e përgjakshme. Me 2 prill, mbrapa fakultetit juridik, studentët e kishin kthyer mbrapsht atë autobus. Aty erdhi një tank dhe filloi me rrëzu atë autobusin, dhe një oficer prej tanku e qëlloi një student në pulpin e këmbës. Ish aafër me një studente të Mjekësisë, Teuta Bekteshi, e kemi marrë me plotë frikë e kemi fut me një shtëpi dhe prej aty e kemi dërgu në spital”, vijoi ajo.

Prej veprimeve të para si 14 vjeçare ajo ka thënë se kanë qenë shpërndarja e afisheve dhe trakteve dhe shkrimin e parullave.