Ish-ministri i Financave: Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u manipulua, këto janë faktet

Agjencia e Statistikave të Kosovës javën që lamë pas ka bërë të ditura të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024). Sipas të dhënave të publikuara në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra. Kjo tregon rënie të numrit të banorëve, krahasuar me regjistrimin e […]

Ish-ministri i Financave: Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u manipulua, këto janë faktet
ish-ministri-i-financave:-regjistrimi-i-popullsise-ne-kosove-u-manipulua,-keto-jane-faktet

ish-ministri-i-financave:-regjistrimi-i-popullsise-ne-kosove-u-manipulua,-keto-jane-faktet

Agjencia e Statistikave të Kosovës javën që lamë pas ka bërë të ditura të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Sipas të dhënave të publikuara në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Kjo tregon rënie të numrit të banorëve, krahasuar me regjistrimin e fundit, i cili ishte kryer në vitin 2011. Nga ai regjistrim figuroi se në Kosovë, numri i banorëve ishte 1.739.825 banorë, që i bije 153.166 mijë banorë më pak në vitin 2024.

Disa Komuna doli të kenë rënie të madhe të popullsisë, ndërsa tri komunat më popullsi më të madhe janë: Prishtina me 227,154, Prizreni me 147,428 dhe Ferizaj me 109,345 mijë banorë.

Komuna e Fushë Kosovës, është komuna që ka shënuar rritje të lartë të banorëve, me një ngritje prej vitit 2011 prej 83.99%. Pas Fushë Kosovës, komunat me rritjen më të mëdha janë Parteshi, Shtërpca, Graqanica, Kllokoti si dhe Prishtina.

Por si ndikon kjo rënie e numrit të qytetarëve të Kosovës në ekonominë e vendit, njohësit e kësaj fushe thonë se do të ketë telashe kryesore në ekonominë dhe fuqinë punëtore.

Disa prej tyre hedhin dyshime për manipulim të shifrave zyrtare të publikuara nga ASK për numrin e të të punësuarve, derisa ata thonë se Qeveria nuk merret fare me këtë çështje dhe të bëjë planifikim të ndaloj trendin e ikjes së të rinjëve.

Shatri: Manipulim me shifra zyrtare, 400 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova

Ish-ministri i financave, Haki Shatri thotë për “Front Online” se publikim i ASK-së për numrin e banorëve në Kosovë tregon se diku rreth 400 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën.

Sipasj tij, ky zvogëlim evidenton moshat e reja, duke sjellë mungesën e fuqisë punëtore.

“Publikimi i shifrave tregon se e kanë lëshuar Kosovën diku 400 mijë banorë, duke marrë parasysh prej regjistrimit të fundit. Dmth ka një rënie të numrit që tërheqë ne vete edhe probleme tjera, mosha mesatare ka dalë pesë vite më e vjetër sesa në regjistrimin e parë. Ky zvogëlim shkon tek numri i njerëzve në moshë pune dhe kjo sjellë mungesë të fuqisë punëtore në shumë lëmi. Në shumë biznese po kanë vështirësi ne gjetjen e fuqisë punëtore”, theksoi ai.

Shatri ngre dyshime për manipulim të shifrave zyrtare. Sipas tij, personat që janë evidentuar si ‘amvise’ , kryejnë punët e shtëpisë së tyre por nuk paguhen, nga ASK-ja evidentohen si të punësuar.

Shatri thotë se numri i personave të punësuar është fryer për 40 mijë, pasi sipas tij nuk është numri i tyre 400 mijë, por afro 370 mijë.

“Në publikimet zyrtare të statistikave, këta kanë evidentuar si të punësuar  420 mijë persona, po kur e sheh strukturën e tyre janë nja 16 mijë të punësuar punë dytësore, pra kanë një punë primare dhe punë dytësore e kanë futur si një të punësuar tjetër. Pastaj i kanë 20 mijë persona të evidentuar si persona të vetëpunësuar, kur e sheh shpjegimin aty shkruan që janë amvise, punojnë në shtëpi të vet që nuk marrin pagë. Nuk e di çfarë punësimi është ajo por është kategorizuar si i tillë. Mendoj që nja 40 mijë ende pune i kanë fryer se realisht janë 370 mijë  persona të puënsuar”, tha ai.

Shatri thotë se është zvogëluar numri i personave që kërkojnë punë, pasi ata janë punësuar veçse jo në Kosovë, por në Gjermani e vendet tjera.

Këtyre po ju pëlqen me i mashtru opinionin , po i  manipulojnë edhe shifrat zyrtare. Numri i personave që kërkojnë punë është zvogëluar sepse ata janë punësuar por jo këtu por në Gjermani apo vendet tjera jashtë. E vërteta është kjo”, deklaroi ai.

Në fund, Shatri thotë se në komunat ku ka zvogëlim të banorëve automatikisht do të ketë zvogëlim të buxhetit.

“Në Komuna më pasive shpërnguljet janë më të mëdha dhe numri/ zvogëlimi i popullsisë të jep më vete edhe zvogëlim të donacionit prej buxhetit qendror. Pra ju ndahet buxhet më i vogël, buxhet i cili shkon për pagesën e mësimdhënësve, mjekëve dhe administratës. Kjo është e  rregulluar me ligj, me numër të banorëve. Ata që kanë zvogëlim të numrit të banorëve, automatikisht buxheti në 2025 ka me i zvogëlu fondet për këto tri kategori të puëtorëve të sektorit publik”, tha Shatri për Front Online.

Shala: Shqetësuese rënia e popullsisë, ndikon direkt në ekonomi dhe në fuqi punëtore

Ferat Shala kryetar  i Komisionit për ekonomi thotë për “Front Online” se  është tejet shqetësuese raporti i ASK-së që tregon se numri i banorëve në Kosovë ka pësuar rënie.

Shala konsideron se kjo ndikon në ekonominë e vendit, në fuqinë punëtore dhe në investime strategjike.

“Numri i publikuar i banorëve nga ASK-ja, tregon një rënie jashtëzakonisht shqetësuese në shkallë të vendit  dhe nga statistikat del që ne kemi probleme serioze me çështje të planifikimit strategjik, çështjet e ekonomisë së vendit por edhe për investime strategjike. Në këtë relacion, ne do duhej që urgjentisht  këtë reflektim direkt me ekonomi, si fuqi punëtore, si resurse humane të  Kosovës duhet të kemi një analizë të qartë në fazën e planifikimit dhe në investimit”, theksoi ai.

Për Shalën shqetësuese poashu shihet indiferenca e Qeverisë lidhur me këtë çështje, duke thënë se duhet reflektimi i saj sa më parë për të ndalur trendin e ikjes së të rinjve.

“Jam i shqetësuar me indiferencën e Qeverisë për shkak të vonesës, pastaj edhe shkallës së interferimeve në regjistrimin e popullatës. Qeveria duhet të reflektojë, të bëjë ç’është e mundur në hartimin e një strategjie për ndërprerjen e ikes së të rinjëve në mënyrë që ne ta stabilizojmë vendin dhe të kemi kuadrot tona për zhvillimin e sektorit ekonomik”, deklaroi ai.

Kryetari i Komisioni për ekonomi thotë se kjo rënie do të ndikoj te komunat periferike por që do të reflektohet edhe në qendra të mëdha

“Kjo rënie do të ndikoj shumë në zhvillimin veçanërisht të komunave rurale, ato periferike, për shkak të rrethanave socio-ekonomike njerëzit kanë migruar. Në këtë relacion ato do të rëndohen me theks të veçantë, ku do të reflektojë edhe në qendrat e mëdhaja,në gjithë sektorët”, shtoi tutje ai.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve qeveritar se nuk ka ikje të qytetarëve nga Kosova, Shala thotë se të dhënat e ASK-së i demantuan ata.

“Shifrat e fundit të publikuara nga ASK, e demantojnë vetë zvkryeminstrin dhe ministrin e financave. Pra ata e kanë udhëhequr procesin e regjistrimit dhe ata në mënyrën më të qartë, me numra,  janë vënë në kundërthënie të mëdha logjike dhe ligjore”,
tha shala për Front Online.

Rukiqi: Mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, Qeveria banalizon me këtë problem

Berat Rukiqi, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se është shqetësuese që kryeministri nuk i merr seriozisht të dhënat lidhur me rënien e numrit të banorëve.

Ai thotë se në bazë të statistikave të ambasadave janë mbi 170 persona me leje pune në ditë që lëshojnë Kosovën.

“Shqetësuese që kryeministri nuk i merr fare seriozisht këto të dhëna. Kryeministri vazhdon të thotë që njerëzit do të kthehen në Kosovë, e në fakt trendi vazhdon edhe sot nëse i marrim statistikat zyrtare të ambasadave, nuk po flas për ndonjë largim tjetër por ato që janë  leje pune, mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën”, theksoi ai.

Rukiqi thotë se kjo mungesë vërehet në shumë aspekte, pasi njerëzit me shkathtësi të caktuara po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme.

“Kjo rënie e qytetarëve reflektohet pastaj në shumë aspekte, si te fuqia blerëse si te pjesa e fuqisë punëtore. Njerëzit me shkathtësi të caktuara e kanë një trend të ikjes, po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme në një vend tjetër. Madhësia e ekonomisë pastaj ka ndikime edhe tjera, sa i përket atraktivitetit për ndonjë biznes apo për investime tjera”, tha tutje ai.

Për deklarimet e zyrtarëve qeveritar se ka rritje page mesatare dhe punësim, Rukiqi thotë se është mashtrim dhe propagandë nga Qeveria. “Deklarimet për rritje page dhe punësim, është një mashtrim  me shifra të pagës mesatare, është pjesë e propagandës së vazhdueshme të Qeverisë”.

Poashtu Rukiqi thotë se Qeveria nuk e merr këtë problem seriozisht, duke cilësuar se kanë krijuar humor nga kjo situatë dhe duke e banalizuar atë.

“Qeveria nuk po e merr seriozisht këtë problem. Një qeveri e përgjegjshme e merr seriozisht një problem të tillë, dhe e diskuton e trajton më ndryshe. Këta kanë krijuar humor prej kësaj, zvkryeministri Bislmi ka thënë që gjyshërit po i vizitojnë nipat, pra e kanë banalizuar problemin. Një qeveri e banalizon një problem kaq të rëndësishëm ajo është pjesë kryesore e problemit”, tha ai.

Në fund, ai thotë se Qeveria duhet të planifikoj se si të ju ndihmoj vendeve që po zbrazen që të ruhet një pjesë e identitetit

“Qeveria duhej të bëjë planifikime se si me ju ndihmu vendeve që po zbrasen që ta ruajnë sadopak një pjesë të identitetit edhe të numrit të banorëve të cilët e mundësojnë me qenë këto komuna funskionale”,
tha Rukiqi për Front Online.

Rafuna: Qeveria të ndërmerr masa, do të bie konsumi dhe do të “zhduken” Komunat e vogla

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna për Front Online thotë se ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit.

Rafuna thotë se OEK ka kërkuar nga Qeveria të ndërmerr masa për parandalimin e largimit të qytetarëve nga Kosova.

“Rënia e numrit të popullsisë ka ndikim dhe impaktin e vet sidomos në uljen e konsumit në Kosovë. Dihet që çdo shtet merr masa për më rritë natalitetit dhe me shtuar popullsinë. Ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit, ne kemi kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa konkrete për ta rritë natalitetin e për të mos lejuar që popullata jonë të largohet nga Kosova” u shpreh Rafuna.

Rafuna ka theksuar se pushteti aktual duhet t’i mbështet prindërit në rritjen e fëmijëve me ndonjë vendim konkret.

Në rritjen e zhvillimit ekonomik ndikon rinia, thotë Rafuna.

“Një popullatë sa ma e re që është më produktive dhe ndikon drejtpërdrejtë në rritje më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Ekzekutivi që harton politikat duhet me urgjencë më ndërmarr veprime konkrete që me i stimuluar natalitetin dhe me gjet mënyra se si me i ndihmuar në rritjen e fëmijëve dhe si me i mbështet prindërit e mos me ndje barrën e fëmijës”, tha ai.

Rafuna thotë se me statistikat e fundit të ASK për regjistrimin e popullsisë është vërejtur një rritje në Prishtinë, ndryshe nga qytetet tjera.

“Në qytetin e Kamenicës kemi largim të mërgatës që mbi 60- 70% kanë migruar, ka qenë edhe në të kaluarën qytet me numër më të madh të migrimit, ndërsa qytetet më të mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Ferizaj janë të njohur që ka pasur një zhvendosje të popullsisë edhe prej fshatrave e qyteteve që kanë ardhur në Prishtinë po vërehet që është rritur numri i popullsisë në kryeqytet”, përfundoi Rafuna.

Ekonomisti Kadrijaj: Qeveria Kurti po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë, është shqetësuese

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me statistikat e fundit të publikuara nga ASK-ja për regjistrimin e popullsisë.

Kadrijaj ka thënë se Qeveria po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë.

Sipas tij, pushteti mund të luaj me shifra e statistika ekonomike por realiteti qëndron ndryshe.

“Një rënie e popullsisë të Kosovës për këto 10 vite në vend se të merret si shqetësim nga ana e Qeverisë ajo po tenton që ta kthejë në favor të saj. Kemi -300 mijë banorë dhe këta mund të luajnë me këto shifra por statistikat ekonomike devijojnë nga ana e mirëqenies së qytetarëve”, u shpreh Kadrijaj.

Ai deklaroi se fuqia punëtore po largohet nga Kosova.

Kadrijaj ka apeluar tek pushteti aktual që të merr masa për të krijuar kushte për qytetarët e bizneset.

“Qeveria mund  të manipulon edhe në pjesën e pagës mesatare dhe punësim por neve po na largohet fuqia punëtore e kapitali njerëzor. Qeveria duhet të krijojë ambient të punës dhe kushte si për biznese dhe qytetarët që ta shohin Kosovën për një të ardhme të mirë”, deklaroi ai.