Ishte transferuar në shkollë tjetër pas ankesës së prindërve, si u arrestua mësuesja në Prishtinë?

Policia ka njoftuar sot përmes raportit se një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte penguar procesin mësimor. Gruaja në fjalë është mësuese dhe e njëjta ka penguar procesin pasi ishte marrë vendimi për ta transferuar në një shkollë tjetër të kryeqytetit. Klankosova ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushakun, e […]

Ishte transferuar në shkollë tjetër pas ankesës së prindërve, si u arrestua mësuesja në Prishtinë?
ishte-transferuar-ne-shkolle-tjeter-pas-ankeses-se-prinderve,-si-u-arrestua-mesuesja-ne-prishtine?

ishte-transferuar-ne-shkolle-tjeter-pas-ankeses-se-prinderve,-si-u-arrestua-mesuesja-ne-prishtine?

Policia ka njoftuar sot përmes raportit se një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte penguar procesin mësimor.

Gruaja në fjalë është mësuese dhe e njëjta ka penguar procesin pasi ishte marrë vendimi për ta transferuar në një shkollë tjetër të kryeqytetit.

Klankosova ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushakun, e cila tha se vendimi për transferimin e saj është marrë nga Komisioni Disciplinor.

“Mësuesja është transferuar në një shkollë tjetër. Ky vendim është marrë nga Komisioni Disciplinor, meqë ka pasur ankesa nga prindërit e klasës së të njëjtës mësuese”, tha Lushaku – Sadriu.

E dyshuara më herët ka qenë e punësuar në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.