Izraeli i kundërpërgjigjet Hezbollahut, godet objektivat e grupit militant libanez

Forcat ajrore izraelite thonë se kanë goditur objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi 12 persona, përfshirë fëmijë u vranë në një sulm me raketë në një fushë futbolli në Golan. Izraeli ka fajësuar grupin militant libanez për sulmin e së shtunës, por Hezbollahu ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje, shkruan BBC. Të dielën, IDF tha se [...]Read More...

Izraeli i kundërpërgjigjet Hezbollahut, godet objektivat e grupit militant libanez

Forcat ajrore izraelite thonë se kanë goditur objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi 12 persona, përfshirë fëmijë u vranë në një sulm me raketë në një fushë futbolli në Golan.

Izraeli ka fajësuar grupin militant libanez për sulmin e së shtunës, por Hezbollahu ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje, shkruan BBC.

Të dielën, IDF tha se kishte kryer sulme ajrore kundër shtatë objektivave të Hezbollahut “thellë brenda territorit libanez”. Është e paqartë nëse ka pasur viktima.

Tensionet në rritje kanë potencialin për të shkaktuar një luftë gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Hezbollahut, forcat e të cilit kanë shkëmbyer rregullisht zjarr që nga shpërthimi i luftës Izrael-Gaza në tetor./abcnews.al