Izraeli miraton zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak 

Qeveria izraelite ka miratuar njëzëri zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për gratë dhe burrat nga 2 në 3 vjet në mënyrë që të shtohen forcat e IDF. Vendimi do të jetë i vlefshëm për 5 vitet e ardhshme dhe do të zbatohet edhe për ata që kanë nisur tashmë shërbimin ushtarak. Vendimi përkeqësoi tensionet [...]Read More...

Izraeli miraton zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak 

Qeveria izraelite ka miratuar njëzëri zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për gratë dhe burrat nga 2 në 3 vjet në mënyrë që të shtohen forcat e IDF.

Vendimi do të jetë i vlefshëm për 5 vitet e ardhshme dhe do të zbatohet edhe për ata që kanë nisur tashmë shërbimin ushtarak.

Vendimi përkeqësoi tensionet mbi detyrimin e shërbimit ushtarak ortodoks që nuk është ende në fuqi.

Dhe në fakt, avokati i përgjithshëm i shtetit, Gali Baharav-Miara, informoi ministrat se ligjshmëria e masës së miratuar varet nga mënyra se si ajo përshtatet me regjistrimin e njerëzve fetarë, duke qenë se në të kundërtën barra e shërbimit ushtarak nuk do të ndahej në mënyrë të barabartë midis sektorë të ndryshëm të shoqërisë./abcnews.al