Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve nga zona humanitare e Gazës

Ushtria izraelite ka urdhëruar civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës së saj humanitare në jug të Gazës. Në këtë zonë ushtrua izraelite paralajmëroi të zhvillojë një operacion kundër grupeve të armatosura palestineze. Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra qytetarë u zhvendosën pasi ushtria izraelite lëshoi ​​një urdhër të ri evakuimi [...]Read More...

Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve nga zona humanitare e Gazës

Ushtria izraelite ka urdhëruar civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës së saj humanitare në jug të Gazës.

Në këtë zonë ushtrua izraelite paralajmëroi të zhvillojë një operacion kundër grupeve të armatosura palestineze.

Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra qytetarë u zhvendosën pasi ushtria izraelite lëshoi ​​një urdhër të ri evakuimi për lagjet e tjera lindore të Khan Younis, si dhe qytetet dhe fshatrat përreth, shkruan BBC.

Ata u udhëzuan të shkonin në zonën humanitare, e cila shtrihet përgjatë bregut nga al-Mawasi në qytetin qendror të Deir al-Balah – pavarësisht paralajmërimeve nga OKB-ja se ajo zonë ishte e mbipopulluar me tenda dhe mungonin shërbimet bazë.

Izraeli gjithashtu ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në zonën humanitare në dy javët e fundit, për të cilat ka thënë se kanë në shënjestër luftëtarët palestinezë që veprojnë atje.

Më 13 korrik, ministria e shëndetësisë në Gaza tha se më shumë se 90 njerëz ishin vrarë në një sulm izraelit brenda al-Mawasi që kishte në shënjestër kreun e krahut ushtarak të Hamasit.

/abcnews.al/