Jasharaj: Arbërie Nagavci ta pranoj se ka gabuar, grevat mund të rikthehen në shtator

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim. Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur. “Nagavci duhet […]

Jasharaj: Arbërie Nagavci ta pranoj se ka gabuar, grevat mund të rikthehen në shtator
jasharaj:-arberie-nagavci-ta-pranoj-se-ka-gabuar,-grevat-mund-te-rikthehen-ne-shtator

jasharaj:-arberie-nagavci-ta-pranoj-se-ka-gabuar,-grevat-mund-te-rikthehen-ne-shtator


Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim.

Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur.

“Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.

I pari i SBASHK-ut ka kërkuar që nxënësit të furnizohen në shkolla me libra jo përmes subvencionimit.

“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”.