Justin Bieber përplaset me fansat, ja çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO)

Një video e këngëtarit Justin Bieber, i cili u zemërua me fansat në një hotel në Los Angeles, është bërë virale në rrjetet sociale, sipas raportimeve nga TMZ. Incidenti ndodhi kur këngëtari po kalonte nëpër hollin e hotelit dhe u rrethua nga disa fansa të muzikës së tij. Fillimisht, ai i kërkoi me mirësjellje që... The post Justin Bieber përplaset me fansat, ja çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO) appeared first on AfterParty.

Justin Bieber përplaset me fansat, ja çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO)

Një video e këngëtarit Justin Bieber, i cili u zemërua me fansat në një hotel në Los Angeles, është bërë virale në rrjetet sociale, sipas raportimeve nga TMZ.

Incidenti ndodhi kur këngëtari po kalonte nëpër hollin e hotelit dhe u rrethua nga disa fansa të muzikës së tij. Fillimisht, ai i kërkoi me mirësjellje që ta linin të qetë, por kur ata nuk e respektuan kërkesën e tij, Bieber filloi të bërtiste ndaj tyre.

Në një ton të lartë, ai i pyeti fansat se çfarë u dukej qesharake. “A është kjo qesharake për ju? Kjo ju duket qesharake?” u tha ai, ndërsa ata vazhdonin ta filmonin.

Shpejt pas kësaj, stafi i hotelit ndërhyri dhe largoi fansat, të cilët ishin adoleshentë që kishin dalë nga një festë. “Largohuni nga këtu”, u tha Bieber në fund.

Dëshmitarët e kësaj situate të pakëndshme thanë se Justin fillimisht ishte i qetë, por ajo që e zemëroi ishte fakti që adoleshentët nuk e dëgjuan herën e parë.

Thuhet se këngëtari ishte i shqetësuar sepse priste që në hotel të vinte bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, me të cilën po pret fëmijën e parë.

Në maj, Justin dhe Hailey Bieber njoftuan në Instagram se janë në pritje të një fëmije. Çifti publikoi disa fotografi të përbashkëta, të cilat mendohet se janë realizuar gjatë shkëmbimit të betimeve të tyre martesore, ku shfaqet edhe barku i saj shtatzënë.

Çifti është në martesë prej gjashtë vitesh dhe ky është fëmija i tyre i parë.

The post Justin Bieber përplaset me fansat, ja çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO) appeared first on AfterParty.