Kamarierë nga Afrika në Korçë, ja cili lokal i ka punësuar

Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punëtorë nga vendet e treta. I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamarierë nga Gana. 26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta [...] The post Kamarierë nga Afrika në Korçë, ja cili lokal i ka punësuar appeared first on Kolibri.

Kamarierë nga Afrika në Korçë, ja cili lokal i ka punësuar

Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punëtorë nga vendet e treta.

I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamarierë nga Gana.

26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse. Ata tregojnë se ndihen të mirëpritur nga klientët ndërkohë që kërkojnë të jetojnë gjatë në vendin tonë

Courage Cojo
“Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon perfekt për mua, deri tani nuk jam zhgënjyer, pagesa, ushqimi, mënyra sesi me trajtojnë më bën të mendoj se do jetoj gjatë këtu tek ju, mbase bëhem me pasaportë shqiptare një ditë ”

Haggar Asumah
” Erdha në Shqipëri për të marrë eksperiencë në fakt. Deri tani mendoj se çdo gjë po shkon mirë, më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen moti. Deri sa jam e lumtur mendoj të rri gjatë këtu ”

Kristi Tako, menaxher i lokalit ku ganezët punojnë tregon se të huajt sjellin më tepër komoditet në punë, ndërkohë që të huajve u mbulohen gjithë shpenzimet ndërsa shqiptarët i mirëpresin kamarierët afrikanë

Kristi Tako
” Menduam të sjellim një risi të re me të huajt, të ishim komode. Edhe për njerëzit është ndryshim realiteti, unë jam komod me të huajt. Pagesat janë të mira ndaj tyre u mbulojmë ushqimin e shtëpinë. Edhe shqiptarët të mirë janë por të huajt sjellin risi, sjellin komoditet, janë paqësore, punen e bëjnë shumë mirë. Është reagim pozitiv, kanë arritur e kërkojnë kamarierët. Jane bërë të famshëm në Korçë për momentin ”

Janë më tepër se 10 biznese në Korçë të cilët kanë vendosur të punojnë të huaj, puntore të cilët kryesisht vijnë nga Afrika dhe Egjipti

The post Kamarierë nga Afrika në Korçë, ja cili lokal i ka punësuar appeared first on Kolibri.