Kastrati kritikon Kurtin për takim me shefin e CIA-së: Ku e ke veshin tjetër në fotografi?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati, ka diskutuar në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë dhe deklarimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vizita e tij është “moment historik”. Kastrati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me Kurtin, duke shkruar se “ku e ka […]

Kastrati kritikon Kurtin për takim me shefin e CIA-së: Ku e ke veshin tjetër në fotografi?
kastrati-kritikon-kurtin-per-takim-me-shefin-e-cia-se:-ku-e-ke-veshin-tjeter-ne-fotografi?

kastrati-kritikon-kurtin-per-takim-me-shefin-e-cia-se:-ku-e-ke-veshin-tjeter-ne-fotografi?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati, ka diskutuar në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë dhe deklarimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vizita e tij është “moment historik”.

Kastrati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me Kurtin, duke shkruar se “ku e ka veshin tjetër në fotografitë që ka publikuar Kryeministri gjatë takimit të zhvilluar me shefin e CIA-së. Ai vijoi se nuk po shihet se është “takim historik” ashtu siç kishte deklaruar Kurti.

Kastrati shtoi se drejtori i CIA-së e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep.

Kastrati vijoi se vizita e shefit të CIA-së në tri vendet e rajonit ka bërë që të i fus në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiqin e Kurtin.

“Drejtori i CIA e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep!Ai nuk shkoj për vizitë në Kroaci e Shqipëri sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA. Ai vizitoj Bosnën, Serbinë dhe Kosovën duke i futur në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiçin e Kurtin! Këto fakte i pamë edhe me foto. Ndërsa nuk pamë pse takimi do duhej të ishte historik, ashtu siç Kurti ua prezantoj trushpërlarëve e besimtarëve të vet!”, shkroi Kastrati.

Ndryshe, Ardian Kastrati në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se një vizitë e tillë mund të shihet si lajm i keq, duke rënditur arsyet.

Ai tha se vizita e William Burns tek Kurti, Dodik dhe Vuçiq mund të shihet si sinjal se situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar keto tema.

Deputeti i PDK-së tha se zakonisht shefi i CIA-s viziton vatra të krizës të cilat iu ekspozohen rreziqeve.

“Vizita e Drejtorit të CIA-s ne një vend të vogël si Kosova mund të shihet si një lajm i keq për disa arsye. Një nga këto mund të jenë edhe çështjet e sigurisë që mund të ndikojnë edhe ne paqëndrueshmëri rajonale.Vizitat e profilit të zyrtarit lartë të inteligjencës te Kurti, Dodik e Vucic mund të shihen edhe si sinjal që situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar këto tema.Zakonisht Shefi i CIA-s viziton vatra te krizes te cilet ju ekspozohen rreziqeve të jashtme ku kërkohet vëmendje e veçantë dhe kujdes i shtuar perderisa sjellja e aktorëve lokal është e papërgjegjshme” tha Kastrati.

Deputeti i PDK-së tha se Kurti, një vizitë tillë, nuk mund ta promovojë si sukses.

Ai tha se sukses konsiderohet kur të vijnë përfaqësues qeveritarë amerikane që ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

“Kurti nuk mund ta promovojë kete si sukses. Ka ndodhur e kundërta. Në emër të Kosovës nuk guxon askush të luaj me arkitekturën e sigurisë rajonale ku Kurti ska asnjë investim, por investitoret kryesore jane SHBA dhe NATO. Sidomos jo ne kohen kur Burns ka angazhim te shtuar për luftërat në Gaza dhe Ukrainë.Sukses është kur nga SHBA të vijnë perfaqesues qeveritarë amerikanë që ndihmojne zhvillimin ekonomik te Kosoves e qe me Kurtin ky nuk eshte rasti”

“Të shpresojmë që Kurti i ka marrë seriozisht këto mesazhe dhe do të punojë seriozisht në kthimin e partneritetit me SHBA pa ju hyr krizave e fiskulturave artificiale ne Veri te vendit për llogari të votave të VV-se e në dëm te Kosovës” tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, për “Gazeta Blic”.

Shefi i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, para ardhjes në Prishtinë qëndroi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Burns në Prishtinë mbajti takim me Presidenten, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Ky i fundit e cilësoi si ‘moment historik’ takimin me të parin e Inteligjencës Amerikane.