Kastrati: Prokuroria Speciale duhet ta hetoj Nagavcin, po bëjnë dhunë fizike dhe psiqike ndaj prindërve

Pas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit se këtë vit nxënësit do të furnizohen me tekstet shkollore përmes subvencionimit si vitin 2023, ka reaguar ashpër deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i cili është edhe anëtar i Komisionit për Arsimi. Kastrati në një prononcim për Front Online ka deklaruar se pushteti i banditëve të korruptuar […]

Kastrati: Prokuroria Speciale duhet ta hetoj Nagavcin, po bëjnë dhunë fizike dhe psiqike ndaj prindërve
kastrati:-prokuroria-speciale-duhet-ta-hetoj-nagavcin,-po-bejne-dhune-fizike-dhe-psiqike-ndaj-prinderve

kastrati:-prokuroria-speciale-duhet-ta-hetoj-nagavcin,-po-bejne-dhune-fizike-dhe-psiqike-ndaj-prinderve


Pas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit se këtë vit nxënësit do të furnizohen me tekstet shkollore përmes subvencionimit si vitin 2023, ka reaguar ashpër deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i cili është edhe anëtar i Komisionit për Arsimi.

Kastrati në një prononcim për Front Online ka deklaruar se pushteti i banditëve të korruptuar sot ka vazhduar dhunën psikike ndaj prindërve .

Tutje, Kastrati thotë se për tekat e agjendave personale të ministres Nagavci, prindërit do të torturohen duke pritur për furnizime me libra.

“Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdoj dhunën psikike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit”, deklaron deputeti i PDK-së.

Deputeti Kastrati ka kërkuar nga Prokuroria Speciale ta hetoj ministren e Arsimit.

“Ne si Komision Hetimor do të vazhdojmë punën në shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetoj Nagavcin për tekstet”, u shpreh ai.

Vlera që do të subvencionohet për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën do të jetë 80 euro, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jetë 110 euro.

Aplikimi do të filloj nga e mërkura, shkruan Front Online.