Kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Obiliqi i cili dhu*noi të miturën që mbeti shtatzënë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për të dyshuarin nga Obiliqi i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila pastaj ka ngelur shtatzënë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Prokuroria ka paraqit kërkesën për caktimin e masës së […]

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Obiliqi i cili dhu*noi të miturën që mbeti shtatzënë
kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-nga-obiliqi-i-cili-dhu*noi-te-mituren-qe-mbeti-shtatzene

kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-nga-obiliqi-i-cili-dhu*noi-te-mituren-qe-mbeti-shtatzene

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për të dyshuarin nga Obiliqi i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila pastaj ka ngelur shtatzënë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka paraqit kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi””, ka thënë Ulaj.

Ndryshe dje Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima femër shtatzënë ishte pranuar në QKUK, dhe se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

Edhe nga Prokuroria dje kishin bërë të ditur se viktima ishte e mitur, shkruan telegrafi.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, kishin thënë nga Prokuroria./Demokracia