Kim pozon krah aktorit në dasmën e milionerit indian

Dasma e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant ka bërë bujë në mbarë globin, teksa disa nga emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë kanë bërë bujë për festimet. Nga Justin Beiber te Rema, John Cena e Tony Blair, të gjithë janë parë në festime. Zhurma për dasmën u bë edhe më madhështore, kur Kim dhe Khloe Kardashian […]

Kim pozon krah aktorit në dasmën e milionerit indian

Dasma e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant ka bërë bujë në mbarë globin, teksa disa nga emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë kanë bërë bujë për festimet.

Nga Justin Beiber te Rema, John Cena e Tony Blair, të gjithë janë parë në festime.

Zhurma për dasmën u bë edhe më madhështore, kur Kim dhe Khloe Kardashian zbarkuan në qytet.

Ndërkohë që Kim ka ndarë imazhe nga festa, një foto e re u shfaq në internet, e cila ishte selfie e saj me aktorin Ranveer Singh.

Kim ndodhet në qytet me ekipin e saj të kamerave dhe udhëtimi i saj në qytet dhe dasma do të shfaqet në emisionin e saj të njohur botëror ” The Kardashians “. Ajo dhe motra e saj Khloe janë parë duke veshur veshje indiane për ceremonitë e dasmës.

Nga ana tjetër, Ranveer Singh është gati të mirëpresë fëmijën e tij të parë në muajin shtator me gruan Deepika Padukone.