Kina në alarm për shkak të tajfunit Yagi, evakuohen mbi 400 mijë persona

Rreth 400,000 njerëz janë evakuuar pasi një nga stuhitë më të fuqishme të vitit, tajfuni Yagi, pritet të godasë ishullin turistik të njohur Hainan. Fluturimet janë anuluar, linjat e trenave dhe anijeve janë pezulluar, ndërsa shkollat ​​në rajonin më të gjerë jugor do të qëndrojnë të mbyllura. #BREAKNG: Typhoon #Yagi has made landfall on the [...]Read More...

Kina në alarm për shkak të tajfunit Yagi, evakuohen mbi 400 mijë persona

Rreth 400,000 njerëz janë evakuuar pasi një nga stuhitë më të fuqishme të vitit, tajfuni Yagi, pritet të godasë ishullin turistik të njohur Hainan. Fluturimet janë anuluar, linjat e trenave dhe anijeve janë pezulluar, ndërsa shkollat ​​në rajonin më të gjerë jugor do të qëndrojnë të mbyllura.

Yagi ka dyfishuar forcën e tij pas shkatërrimit që shkaktoi në Filipinet në fillim të kësaj jave, me erëra deri në 240 km/h (150 mph). Yagi mund të shkaktojë dëme “katastrofike” në Hainan dhe Guangdong fqinj, e cila është provinca më e populluar e Kinës.

Të gjitha atraksionet do të mbeten të mbyllura  të paktën deri të mërkurën. Autoritetet kineze thonë se Yagi do të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur bregdetin jugor në një dekadë.

/abcnews.al