Kirby: Izraeli nuk e informoi Uashingtonin përpara sulmit në Bejrut

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Izraeli nuk e njoftoi Uashingtonin përpara se forcat izraelite të fillonin një sulm në Bejrut më herët gjatë ditës. Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të mos shkojnë në Liban ose të largohen nga ai vend, nëse janë aktualisht atje, raporton Reuters. [...]Read More...

Kirby: Izraeli nuk e informoi Uashingtonin përpara sulmit në Bejrut

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Izraeli nuk e njoftoi Uashingtonin përpara se forcat izraelite të fillonin një sulm në Bejrut më herët gjatë ditës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të mos shkojnë në Liban ose të largohen nga ai vend, nëse janë aktualisht atje, raporton Reuters.

Kirby përsëriti gjithashtu se administrata e presidentit Joe Biden po kërkon të shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme, pa komentuar sulmin e kësaj të premte vdekjeprurës në kryeqytetin libanez.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën tetë persona u vranë dhe 89 u plagosën në sulmin izraelit.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte kryer një “sulm në shënjestër” në kryeqytetin libanez, ndërsa ishte vrarë komandanti Ibrahim Akila, bashkë me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut./abcnews.al