Derbi i Milanos vendos rekord pa u luajtur ende. Si kurrë ndonjëherë në Serie A

Ai që do të luhet mbrëmjen e së dielës në “San Siro” mes Interit dhe Milanit do të jetë një derbi rekord. Prej ditësh është bërë e qartë se ndeshja e madhe e javës së 5-të të Serie A do të luhet në një stadium të mbushur plot e përplot. Pra, tashmë janë shitur të […]

Derbi i Milanos vendos rekord pa u luajtur ende. Si kurrë ndonjëherë në Serie A

Ai që do të luhet mbrëmjen e së dielës në “San Siro” mes Interit dhe Milanit do të jetë një derbi rekord.

Prej ditësh është bërë e qartë se ndeshja e madhe e javës së 5-të të Serie A do të luhet në një stadium të mbushur plot e përplot.

Pra, tashmë janë shitur të gjitha biletat. Një lajm i pritshëm për një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit italian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, megjithatë, derbi i radhës i Madoninës do të bëhet në të gjitha aspektet ndeshja e Serie A me fitimet më të larta ndonjëherë.

Shifra zyrtare nuk është ende publike, do të jetë e ditur saktë vetëm pasi të ketë nisur ndeshja, por gjithçka sugjeron se do të shkojë mbi 7 milionë euro.

Rekordi i mëparshëm për Serie A në këtë drejtim i përkiste ndeshjes Inter-Juventus në tetor 2019, me 6.6 milionë euro, ndërsa për një derbi fitimet më të larta ishin në fitoren 5-1 të Interit në shtator 2023, me 6.2 milionë euro.