Tetë të vrarë nga sulmi izraelit në Bejrut, mes tyre edhe komandanti i lartë i Hezbollahut

Tetë persona kanë vdekur dhe 59 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror izraelit në Bejrut të Libanit. Tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, raporton BBC. Objektivi i sulmit izraelit ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti nga Radio Ushtria izraelite, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë. [...]Read More...

Tetë të vrarë nga sulmi izraelit në Bejrut, mes tyre edhe komandanti i lartë i Hezbollahut

Tetë persona kanë vdekur dhe 59 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror izraelit në Bejrut të Libanit. Tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, raporton BBC.

Objektivi i sulmit izraelit ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti nga Radio Ushtria izraelite, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë.

Agjencia e lajmeve AFP citon gjithashtu një burim të afërt me Hezbollahun që tha se Aqil, komandanti i dytë i grupit të mbështetur nga Irani, ishte vrarë në sulm.

Kryeministri libanez Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli “nuk i jep peshë asnjë konsiderate humanitare, ligjore apo morale”./abcnews.al