Klea Prenga publikon foto të reja, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj

Klea Prenga para disa javësh u sulmua fizikisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Sulmi i kryer ndaj saj, mori vëmendje të madhe mediatike edhe pas publikimit të pamjeve që raportohet se dokumentonin pikërisht rastin. Ajo kishte marrë plagë të mëdha e të thella në fytyrë, sipas fotografive që kishte publikuar në llogarinë e saj... The post Klea Prenga publikon foto të reja, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj appeared first on AfterParty.

Klea Prenga publikon foto të reja, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj

Klea Prenga para disa javësh u sulmua fizikisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Sulmi i kryer ndaj saj, mori vëmendje të madhe mediatike edhe pas publikimit të pamjeve që raportohet se dokumentonin pikërisht rastin.

Ajo kishte marrë plagë të mëdha e të thella në fytyrë, sipas fotografive që kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram.


Vetëm së fundmi, ajo publikoi fotografi të tjera, me plagën e dukshme në fytyrën e saj. Klea u deshtë që ta qepte qarjen në faqe, siç shihet edhe në imazhet e fundit.

Klea, vetëm së fundmi sqaroi se nuk kishte ndërhyrë në marrëdhënien e dikujt tjetër, duke thënë se drejtësia do të vihet në vend për sulmin që iu është bërë.

“Përpjekjet tuaja për të shpërndarë thashetheme nuk do t’ju shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin që keni kryer. Drejtësia do të vihet në vend dhe ju do të vuani dënimin tuaj për aktin e tmerrshëm që keni bërë ndaj meje”, shkroi Prenga në një postim së fundmi në ‘InstaStory’.

The post Klea Prenga publikon foto të reja, plaga ende e dukshme në fytyrën e saj appeared first on AfterParty.