Kosova emëron për herê të parë atashe të mbrojtjes në Zvicër, Slloveni, Kanada e Holandë

Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, Minkstria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere. Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës si dhe atashe […] The post Kosova emëron për herê të parë atashe të mbrojtjes në Zvicër, Slloveni, Kanada e Holandë appeared first on Albinfo.

Kosova emëron për herê të parë atashe të mbrojtjes në Zvicër, Slloveni, Kanada e Holandë

Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, Minkstria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere.

Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës si dhe atashe rezident në Holandë.

“Përfaqësuesit tanë ushtarakë tanimë janë të pranishëm edhe në disa shtete të tjera me të cilat kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral si në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri, ndërsa në proces është akreditimi i atasheve në Itali, Japoni, Belgjikë dhe Republikën Çeke.

Zgjerojmë përfaqësimin dhe partneritetin për të ruajtur paqen, marrëdhëniet ndërkombëtare që ne zotohemi të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, njoftoi ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci.

The post Kosova emëron për herê të parë atashe të mbrojtjes në Zvicër, Slloveni, Kanada e Holandë appeared first on Albinfo.