Home / KOSOVA / Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale, ky është reagimi i OVL-UÇK-së

Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale, ky është reagimi i OVL-UÇK-së

Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale, ky është reagimi i OVL-UÇK-së

Tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria Speciale, e pas kësaj kanë reaguar organizatat e dala nga lufta.

Këto hetime ata i kanë krahasuar me bisedat informative të ish’sistemit jugosllav.

Organizata e vetetranëve kanë shkruar se kanë kundërshtuar në vazhdimësi këtë gjykatë duke e quajtur atë diskriminuese.

“Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdimisht ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, përmes së cilës do të gjykohen luftëtarët e UÇK-së, duke e konsideruar si një gjykatë diskriminuese që gjykon vetëm shqiptarët, por jo edhe kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

Krijimi i kësaj gjykate fatkeqësisht është votuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, e cila do të funksionoj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe përkundër kritikave tona, të ftuarit duhet të përgjigjen dhe gjatë proceseve gjyqësore të vërtetojnë pafajësinë e tyre”, thuhet në reagim.

Intervistimet i kanë krahasuar me bisedat informative të ish’sistemit jugosllav, duke bërë thirrje që të mos bashkëpunohet me Prokurorinë Speciale.

“OVL UÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së me status të pa definuar, nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka për qëllim që nga këto biseda informative, të siguroj prova e që pastaj të akuzoj luftëtarët e UÇK-së.

Bisedat informative kanë qenë praktikë e ish sistemit jugosllav, i cili në të kaluarën i ka përdorur ato për të ngritur akuza dhe ka organizuar me qindra gjyqe nga të cilat u dënuan me mijëra intelektual dhe të rinjë e të reja shqiptarë”, shkruhet në reagim.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 11:22 am ne link https://kosovatoday.com/?p=404311
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale, ky është reagimi i OVL-UÇK-së Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale, ky është reagimi i OVL-UÇK-sëRating: 4.8