Vuçiq thotë se Kosova po ia “bën sherrin vetës”, po e dobëson pozicionin e saj ndërkombëtar

Serbia ende po thumbon Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çfarëdo që po bën Kosova po e dobëson pozicionin e saj ndërkombëtar.

Vuçiq ka shtuar se Serbia sado e kufizuar, gjithmonë do të gjejë mënyra për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.

“Do të jemi të bashkuar për të gjitha problemet dhe do t’i kalojmë së bashku”, është shprehur presidenti serb.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë pasi sot u raportua se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës së vendosur ndaj Serbisë.

Një gjë të tillë e kanë mohuar për lajmi.net nga qeveria e Kosovës duke thënë se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare nga SHBA.