Kosovë: 14 të arrestuar për të shtëna në ahengje familjare

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës 13 persona janë arrestuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare. Në Gjakovë janë arrestuar dy persona dhe rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, të cilat do të trajtohen […] The post Kosovë: 14 të arrestuar për të shtëna në ahengje familjare appeared first on Albinfo.

Kosovë: 14 të arrestuar për të shtëna në ahengje familjare

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës 13 persona janë arrestuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.

Në Gjakovë janë arrestuar dy persona dhe rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, të cilat do të trajtohen në procedurë të rregullt.

“Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë rreth orës 23:00 pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Ardhmëria” fshati Madanaj-Gjakovë, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar (R. K., i lindur në vitin 1983, mashkull kosovar) mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë dhe katër (4) gëzhoja”, thuhet në njoftim.

“Në rastin e dytë, në fshatin Skivjan në Gjakovë është arrestuar i dyshuari K.B., mashkull kosovar, i lindur në vitit 1985 pasi që në një aheng tjetër familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) si dhe janë gjetur gjashtë gëzhoja”, thuhet tutje në njoftim.

Në Pejë dhe Klinë janë arrestuar pesë persona po ashtu për të shtëna në ahengje familjare dhe është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm
  • Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm
  • Njё (1) Armё pistoletё TT
  • Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё
  • Njё (1) Armё pistoletё Zoraki cal 9mm
  • Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё
  • Pesёdhjetё e nёntё (59) gёzhoja

Katёr nga personat e dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Pejës.

Ndërkohë, gjashtë persona janë arrestuar në Ferizaj.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit,  një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në Kamenicë po ashtu është arrestuar një person për të shtëna në aheng familjar.

“Kamenicë me datën 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarre një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime. I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i këtij rasti mashkull kosovar i vitit të lindjes 1971 është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

”Posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi”, thotë Policia e Kosovës.

 

The post Kosovë: 14 të arrestuar për të shtëna në ahengje familjare appeared first on Albinfo.