Kosovë: Dënohen me nga 500 euro dy mërgimtarët që po zhvillonin gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”. Në njoftimin e policisë thuhet se personat në fjalë janë banues në Zvicër, njëri prej shoferëve është A.J. i moshës 21-vjeçar, ndërsa tjetri është B.S. i moshës 24-vjeçar. “Ndaj tyre policia shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, […] The post Kosovë: Dënohen me nga 500 euro dy mërgimtarët që po zhvillonin gara të shpejtësisë në Ferizaj appeared first on Albinfo.

Kosovë: Dënohen me nga 500 euro dy mërgimtarët që po zhvillonin gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat në fjalë janë banues në Zvicër, njëri prej shoferëve është A.J. i moshës 21-vjeçar, ndërsa tjetri është B.S. i moshës 24-vjeçar.

“Ndaj tyre policia shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit me nga një vit, për të dy shoferët”.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

 

The post Kosovë: Dënohen me nga 500 euro dy mërgimtarët që po zhvillonin gara të shpejtësisë në Ferizaj appeared first on Albinfo.