Krasniqi takohet me shefin e ri të BE-së: PDK e përkushtuar për rrugëtimin evropian të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë është lajm i mirë për vendin. “Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion […]

Krasniqi takohet me shefin e ri të BE-së: PDK e përkushtuar për rrugëtimin evropian të Kosovës
krasniqi-takohet-me-shefin-e-ri-te-be-se:-pdk-e-perkushtuar-per-rrugetimin-evropian-te-kosoves

krasniqi-takohet-me-shefin-e-ri-te-be-se:-pdk-e-perkushtuar-per-rrugetimin-evropian-te-kosoves

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë është lajm i mirë për vendin.

“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”.

“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Krasniqi.